Sport

Sadiku ëndërron Ligën e Kampionëve (Video)

Armando Sadiku është bërë dje pjesë e klubit pola, Legia Warsaw, me të cilin ka nënshkruar një kontratë trevjeçare.

Ylli i Kombëtares shqiptare, Armando Sadiku tashmë i është bashkuar skuadrës polake në stërvitje. Në intervistën e parë si lojtar i Legia Warsaws, sulmuesi nga Elbasani ka thënë se ëndërron të luajë në Ligën e Kampionëve.

“Çfarë synoni të arrini me Legian në sezonin e ri? Unë shpresoj që të kualifikohemi në fazën në grupe të Ligës së Kampioneve. Jam gati të ndihmoj skuadrën, të filloj të stërvitem dhe të jap 100%.”, ka deklaruar ai.

“Unë dua të fitoj gjithçka, çdo ndeshje të mundshme. Po nuk di të them nëse kjo përfshin edhe Ligën e Kampioneve (qesh). Mendoj se mund të arrijmë suksesin si në kampionat, ashtu edhe në Kupë.”, ka theksuar ai. /Express/