Sport

Sadiku drejt Bundesligës

Armando Sadiku shkëlqeu në Europian me Shqipërinë, teksa po kalon një formë mjaft të mirë.

Sapo përfundoi aventura e kuqezinjve në Francë, ka pasur interesim nga disa skuadra për sulmues, teksa në Turqi është përmendur Rizespor.

Në Itali Sampdoria e kërkon prej kohësh, ndërsa së fundmi zbulohet edhe emri i një ekipi gjerman që interesohet për 25­vjeçarin.

Sipas “sport1.de”, është Borusia e Mënshengladbah që interesohet për Sadikun, të cilin skuadra e Zyrihut e vlerëson me çmimin e “çmendur” 9 milion euro.