Dy futbollistët shqiptarë janë ndër më të paguarit në skuadrën londineze. Mediat angleze kanë zbuluar pagat në skuadrën e Arsenalit.
Futbollisti më i paguar është gjermani Mesut Ozil, me 23.3 milionë franga neto në vit.
Ndërkohë, futbollisti shqiptar, Granit Xhaka, është i pesti në listë, apo 6.9 milionë franga. Xhaka ishte kapiten në Arsenal, megjithatë, për shkak të situatës së fundit të krijuar i është marrë shiriti dhe është aktivizuar shumë pak në ndeshjet e fundit.
Shkodran Mustafi luan pak, por fiton shumë. Mbrojtësi shqiptar paguhet 5.9 milionë franga.
Pagat në Arsenal
Mesut Özil (23,3 milionë franga)
Alexandre Lacazette (12)
Nicolas Pepe (9,25)
David Luiz (8,3 M)
Hector Bellerin (7,3)
Granit Xhaka (6,6)
Bernd Leno (6,6)
Sead Kolasinac (6,6)
Sokratis Papastathopoulos (6)
Shkodran Mustafi (5,9)
Lucas Torreira (5)
Calum Chambres (3,3)
Matteo Guendouzi (2,5)
Maitland-Niles (2,3)




















