Mihrije Braha është ndër këngëtaret më të dashura popullore, e cila pavarësisht viteve duket mjaft në formë.
Xhirimet e vitit të ri kanë sjellur edhe pamje të reja të artisteve tona, e nuk mund të themi që nuk duken bukur.
Mihrija është aktive edhe në rrjete sociale e cila na befason me imazhet e saj, ku së fundmi ajo tregohet shumë elegante dhe mahnitëse.
Për Mihrijen nuk ka rëndësi mosha pasiçë gjithmonë sjell risi dhe befasira tek publiku shqiptar.
Ajo angazhohet në programin e Naimit ‘Odeon’ ku edhe ndoshta janë duke u përgatitur për këtë fundvit.
Ndryshe, këngëtarja 50 vjeçare nuk është aktive në projekte të reja muzikore.