Këngëtarja e njohur Ryva Kajtazi javë më parë është bërë nënë për herë të parë.
Ajo ishte bërë nënë e një vajze të cilën e pagëzoi me emrin Dorela, transmeton Gazeta Express.
Për dallim nga disa këngëtare të tjera, Ryva nuk kishte postuar imazhe të vajzës së saj.
Ajo kishte vendosur të mbajë privatësi për Dorelën.
Por së fundmi Ryva në profilin e saj në Instagram ka postuar fotografi ku shihet së bashku me bashkëshortin e vajzën derisa ata janë në shëtitje në park si një familje e vërtetë.
Por edhe në këto fotografi nuk mund ta vëreni mirë se si duket vajza e saj.
Ryva ka postuar edhe një fotografi ku shihet vetëm me vajzën.
“Çdo shëtitje tani është më kuptimplote me ju”, kishte shkruar Ryva.
“Shume bukur po dokeshe ne foto je si ylle i botesh
shum familje e bukur
O sa mir . Sa Gezim per mua që u bët më femi. Respekt..
Qofshi te lumtur per gjithmonë”, ishin vetëm disa nga komentet që i kanë bërë fansat Ryvës.
Kujtojmë se këngëtarja e njohur ishte martuar në ishujt Maldive.