Tech

Rusia zhvillon programin e fluturimeve të pilotuara në Hënë

Agjencia ruse e hapësirës Roskosmos në 10 deri 15 vjetët e ardhshme nuk planifikon fluturime në Mars, por shqyrton misionit me pilot në sipërfaqen e Hënës si detyrë të veten kryesore, deklaroi zëvendës drejtori i kësaj agjencie Sergej Savelev.

Edhe pse ka objektiva të ndryshme, kjo nuk e pengon Roskosmos dhe Agjencinë amerikane të hapësirës (NASA) në negociatat për formimin e projekteve të përbashkëta.

“Derisa nga njëra anë detyrë kryesore e NASA-s është arritja e gjithësisë së largët dhe realizimi i ekspeditave të Mars, Roskosmos nuk e ka në plan fluturimet drejt Marsit si objektiv në 10 deri 15 vjet. Shkencëtarët rusë punojnë në strategjinë dhe konceptin e realizimit të misioneve pilotuese në sipërfaqen e Hënës”, tha Savelev.

Savelev tha se Roskosmos do të fillojë të vendosë stacione për sistemin e vet navigues Glonass në më shumë se 30 shtete.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se nuk planifikohet deri në vitin 2020 as bartja e turistëve në pjesën ruse të Stacionit ndërkombëtar të hapësirës.