Ministria ruse e Mbrojtjes ka njoftuar sot se ka informata që lideri i shtetit islamik, Abu Bakr Al-Baghdadi është vrarë nga një raketë ajrore të lëshuar nga ushtria e saj.
Siç raporton RT, më 28 maj në veri të Sirisë janë hedhur raketa me avionët SU-34 dhe SU-35, që kishin cak një takim të shefave të lartë të ISIS, transmeton Indeksonline.
Raportohet se takimi ishte mbledhur për të planifikuar daljen e militantëve nga Raqqa përmes të ashtuquajturit “korridorit jugor”.
Në mesin e të vdekurve thuhet se janë edhe disa persona të tjerë që zotëruan qarkun e qytetit Raaqa si dhe kreu i sigurisë së ISIS-it.
Edhepse shumë media po shkruajnë për vrasjen e liderit të ISIS, as Pentagoni e as ushtarët irakianë apo sirianë nuk kanë konfirmuar një gjë të tillë. /Indeksonline/
























