Aktuale

Rusia po tenton të pengojë anëtarësimin e Maqedonisë

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka akuzuar Rusinë se po tenton të pengojë anëtarësimin e Maqedonisë në Aleancën e NATO-s.

“Rusia po tenton që të pengojë bashkëngjitjen e Maqedonisë në NATO, siç është rasti edhe me Malin e Zi, ku pamë edhe një tentim të pasuksesshëm për kthim”, deklaroi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg gjatë fjalimit në fondacionin “Heritage” në Uashington, përcjellë INA.

Sipas tij, ka shumë raste për tentimet e Rusisë për tu përzier në proceset politike të vendeve të NATO-s dhe vendeve partnere.

Stoltenberg gjatë ditëve të fundit ishte në Maqedoni në mbështetje të procesit të referendumit, ku i bëri thirrje qytetarëve që të dalin masovikisht dhe të japin votën për anëtarësimin e vendit në NATO dhe BE. Ai tha se kjo është mundësi historike për Maqedoninë, duke shtuar se në këtë mënyrë do të forcohet edhe siguria dhe paqja në rajon.

the authorE B