Sport

Rusia në pritje të katër Kombëtareve të fundit (Foto)

Italia me Suedinë dhe Danimarka me Irlandën do të luajnë për të siguruar edhe dy vendet e mbetura për Kombëtaret Evropiane për Botërorin e Rusisë.

Italia është mposhtur nga Suedia me rezultat 1-0 në ndeshjen e parë, kurse Danimarka dhe Irlanda kanë përfunduar në barazim pa gola.

Vetëm dy nga këto katër skuadrat do të mund të udhëtojnë për Rusi, dy tjera do të mbeten në shtëpi.

Edhe nga kontinentet tjera, Hondurasi me Australinë dhe Peruja me Zelandën e Re do të luajnë për të siguruar listën e plotë prej 32 kombëtareve pjesëmarrëse. /IndeksOnline/