Tech

Rrjeti social Twitter bie, prek gjitha shtetet botërore

Mediumi britanik “The Independent” ka njoftuar se rrjeti social Tëitter ka rënë. Përdoruesit anembanë botës po shfaqen të pakënaqur me mesazhin që u është shfaqur se faqja ka rënë, në vend të postimeve, transmeton Periskopi.

“Diçka teknikisht është duke shkuar gabimisht,” lexohet në mesazhin e bllokuar. “Faleminderit për vërejtjen – ne do ta përmirësojmë këtë, dhe do t’i kthehemi shumë shpejtë shërbimeve.”

Uebsajtgi DownDetector ka raportuar se një numër i problemeve janë shfaqur rreth orës 3pm sipas kohës së Britanisë së Madhe. Problemet janë bërë të dukshme anembanë botës./Periskopi/