Në 24 orët e fundit janë rritur dukshëm aksidentet, ku pesë prej tyre kanë qenë me fatalitet. Brenda një natë të vetme kanë humbur jetën pesë persona. Një aksident në Gjakovë u mori jetën dy personave, nënë e djalë teksa një aksident tjetër në Pejë, i mori jetën një vajze.
Ndërsa në aksidentin e mbrëmshëm në Greme të Ferizajit humbën jetën dy vajza të moshës së re, shkruan indeksonline. Me arritjen e sezones së dimrit janë shtuar aksidentet në trafik për shkak të kohës së ftoftë, mos përshtatjes me grimcat e akullta.
Sipas Policisë së Kosovës në këtë vit sfida më e madhe ka qenë numri i madh i aksidenteve me fatalitet, gjë që po vazhdon të ndodhë edhe në fund të këtij viti.