Rajon & Botë

Rrëzohet një aeroplan në Zvicër, ka edhe të lënduar

Dje në Pfäffikon të Cyrihut është rrëzuar një aeroplan i vogël, privat.

Duke e konfirmuar për mediat ndodhjen e aksidentit, Stefan Oberlin, zëdhënës i policisë së Kantonit të Cyrihut, ka thënë se nga ky aksident kanë pësuar lëndime dy persona, transmeton Albinfo.ch.

Të dy janë transportuar në spital me helikopter rega. Tash për tash ai nuk mund të japë informacione më të hollësishme, ndërsa shkaqet e rrëzimit të fluturakes janë ende të paqarta.

Një mot i ligë i shoqëruar me stuhi me shi që ka mbretëruar në kohën e përmendur mund të ketë qenë një shkaktar i mundshëm.

the authorE B