Zyrtarët ushtarakë në Greqi njoftojnë se katër oficerë kanë vdekur dhe një tjetër është lënduar në rrëzimin e një helikopteri të kontrollit kufitar në veri të Greqisë.
Incidenti ndodhi në veri të qytetit Elassona, rreth 450 kilometra në veriperëndim të Athinës, transmeton Express.
Oficerët ushtarakë thonë se helikopteri “UH-1H” po bënte patrullim kufitar rutinor kur u rrëzua./Express/