Një anije turistike që lundroi nga Sidnej në Dubai, kaloi dhjetë ditë në errësirë të plotë, dhe arsyeja për këtë ishte frika nga një sulm i mundshëm nga piratët somalezë në Oqeanin Indian dhe Detin Arabik, njoftoi faqja australiane news.com.au.
Pothuajse 2,000 pasagjerët kaluan 10 ditë të lundrimit në heshtje dhe në errësirë, duke u munduar t’u ikin sulmeve somaleze, sepse pas disa vjet armëpushim në muajt e fundit piratët somalezë kanë kryer disa rrëmbime dhe zona rreth Gadishullit Arabik konsiderohet përsëri e rrezikshme, transmeton KosovaPress.