Aktuale

Rrëshqiste dheu, nisin punimet në rrugën e Badovcit (Foto)

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Rruga që kalon nga liqeni i Badovcit ishte paraqitur si e rrezikshme për t’u kaluar nga automjetet, sidomos për ato të rënda. Kjo për shkak të rrëshqitjes së dheut.

Por, duket se hallit të ngasësve që kalojnë nëpër magjistralen Prishtinë-Gjilan po i vije fundi. Rruga ka filluar të rregullohet.

Indeksonline iu sjellë më poshtë foto nga punimet e kësaj pjese.

Ndryshe, mediat kanë raportuar disa herë për këtë problem për të cilin janë ankuar qytetarët.

Duhet theksuar se pjesa e rrugës të liqeni i Badovcit ishte mbushur disa herë me gurë, por dheu sërish ka rrëshqitur, çka e kthente rrugën në gjendjen e mëparshme.

the authorE B