Aktuale

Rrëfim i jashtëzakonshëm i shefes së Kanadasë: Kur filloi lufta, Kosovën e fotografova nga hapësira

Shefja e shtetit të Kanadasë, Guvernatorja e Përgjithshme, Julie Payette, ka treguar një rrëfim personal nga periudha e luftës në Kosovë.

Gjatë takimit me homologun e saj, Hashim Thaçi, Payette ka treguar se si në vitin 1999 kur në Kosovë filloi lufta, ajo ka qenë duke punuar si astronaute, duke fotografuar Kosovën nga hapësira.

Payette është një astronaute profesionale dhe disa herë ka udhëtuar në hapësirë.
“Nga lart shihet vetëm globi, por jo edhe kufijtë“, ka theksuar ajo, gjatë takimit me presidentin Thaçi, thuhet në komunikatën që ka lëshuar Presidenca. /gazetametro.net

the authorE B