Në komunën e Obliqit, janë arrestuar nëntë meshkuj shqiptarë pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshjeje mes vete janë përfshirë në një përleshje fizike.
Sipas raportit të policisë, me këtë rast një viktimë mashkull shqiptar po ashtu ka pësuar lëndime trupore nga mjeti i mprehtë –thikë, njofton Klan Kosova.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK Prishtinë. Me urdhër të prokurorit një i dyshuar dërgohet në mbajtje, ndërsa të dyshuarit e tjerë janë liruar në procedure të rregullt.