Aktuale

Rrahje mes gjashtë personave në Prizren, dy bëhen për spital

Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën ka ndodhur një rrahje në fshatin Lubizhdë të Prizrenit, ku janë përfshirë gjashtë persona.

“Pas një mosmarrëveshje janë përfshirë në rrahje gjashtë të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë. Si pasojë lëndime trupore kanë pësuar dy të dyshuar të cilëve u është ofruar trajtim i nevojshëm mjekësor. Me vendim të prokurorit pesë nga të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa njëri është liruar”, thuhet në raportin policor. /Indeksonline/

the authorE B