Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona të cilët kanë sulmuar një person shkaku i borxhit.
“Me 21.09.2017 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptar nën dyshimin se të njëjtit, duke futur në veturën e tyre kanë ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës mashkull K/Shqiptar si pretekst i një borgji të mëhershëm. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Indeksonline/