Odise Roshi mund të ndryshojë skuadër këtë verë dhe lajmi vjen nga Zvicra, ku “Le Matin” shkruan se është skuadra e Sionit që kërkon të afrojë në skuadër mesfushorin e Akhmat Grozni.
Skuadra e drejtuar nga Paolo Tramexani ka intensifikuar bisedimet për të afruar mesfushorin turk Salih Ukan dhe Odise Roshin dhe shumë shpejt pritet të ketë të reja.
Te Sioni mesfushori fierak do të gjente veç teknikut Tramexani edhe Burim Kukelin e Emir Lenjanin. Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë, por në Rusi Roshi nuk ka pasur shumë hapësira kohët e fundit dhe një lëvizje e tillë do t’i shkonte për shtat mesfushorit të Kombëtares.