Kapiteni i “Djajve të kuq”, mund të largohet gjatë verës.
Wayne Rooney po mendon ta prishë kontratën me Manchester Unitedin nëse nuk arrin të transferohet te ndonjë skuadër e cila do t’i pëlqente atij.
31-vjeçari nuk po gjen hapësira në skuadrën e Jose Mourinhos dhe ekipi i Evertonit me të cilin Rooney e ka nisur karrierën si profesionist ka shfaqur interesim për të.
Megjithatë një kalim te Evertoni sipas medieve angleze është i vështirë, pasi siç raportohet Rooney nuk ka pranuar zvogëlim të pagës prej 250 mijë funtesh në javë sa fiton tani.
E ardhmja e tij është në duart e Manchester United, por nëse klubi nuk arrin të gjejë një zgjidhje të kënaqshme, ai me t’u kthyer nga pushimet do të kërkojë prishje të kontratës, për të zgjedhur më pas vetë se ku do të luajë.
Për Rooneyn janë të interesuara edhe disa skuadra nga Kina.