Sport

Rooney lë Manchester Untied, gjen ekipin e ri

Wayne Rooney pritet të rikthehet te Evertoni. Sipas Talksport, sulmuesi anglez, Wayne Rooney pritet të transferohet nga Manchester United në Everton gjatë këtyre ditëve.

Rooney nuk e ka vendin e sigurt në ‘Old Traffrod’ dhe për këtë arsyeje do të rikthehet në skuadrën ku ka bërë emër si lojtar.

Reprezentuesi i Anglisë ishte transferuar në Manchester Untied në vitin 2004 pikërisht nga Evertoni.Ndryshe, sulmuesi 31 vjeçar ishte pjesë e Evertonit nga viti 1996 e deri më 2004.