Sport

Rooney kalon Lampardin, i vihet pas Fabregasit e Giggsit

Rooney ka lënë prapa Lampardin sa i përket asistimeve në Premierligë dhe tani i është vënë pas Fabregasit dhe Giggsit.
Legjenda e Manchester United, Wayne Rooney, shkëlqeu kundër Swansea City duke shënuar dy gola dhe asistuar për një tjetër.

Ky ishte asisti i 103 në Premierligë për anglezin, duke lënë prapa legjendën e Chelsea, Frank Lampard.

Vetëm Cesc Fabregas (110) dhe Ryan Giggs (162) tani janë para Rooney në listën e asistuesve më të mirë në histori të Premierligës. /Gazeta Express/