Sport

Rooney dhe Man Unitedi takohen sërish, këtë herë si kundërshtarë në FA Cup

Wayne Rooney do të përballet me ish-klubin e tij, Manchester Unitedit, në rundin e pestë të FA Cup, pas fitores së Derby Countyt me rezultat 4:2 kundër Northhampton Town në ndeshjen kthyese të rundit të katërt të FA Cup.

Si fitues i ndeshjes të së martës në Pride Park, Derby County do të luajë si vendas në ndeshjen kundër Manchester Unitedi në rundin e pestë të FA Cup, ndërsa ndeshja pritet të luhet mes 3 dhe 5 mars, përderisa s’do të ketë ndeshje kthyese, transmeton Gazeta Express.

Fitorja e Derbyt bën që Rooney dhe ekipi me të cilin u bë superyll ta takohen sërish. Për ta siguruar këtë, anglezi 34-vjeçar e shënoi një penallti në minutën e 77-të të ndeshjes.

“Ai do të përballet me klubin ku e pati një karrierë të mrekullueshme, kështu që normalisht që do të jetë shumë e veçantë. Ai është kthyer nga SHBA-ja, na është bashkuar neve dhe tani do të luajë kundër klubit të tij të vjetër, ku e pati një karrierë fantastike”, ka thënë trajneri i Derbyt, Philip Cocu.

“Ne duhet të presim edhe një muaj për atë ndeshje, por ai do të jetë gati. Do të jetë një ndeshje e bukur jo vetëm për Wayne-n, por për të gjithë në klub. Është një ndeshje që mezi po e presim dhe ne duam edhe ta fitojmë, përkundër që e kemi kundërshtarin e vështirë”.

Pasi iu bashkua Manchester Unitedit nga Evertoni në vitin 2004, Rooney u bë golashënuesi më i mirë në histori të klubit me 253 gola në 559 paraqitje gjithsej. Ai u kthye në Everton në vitin 2014, ku e kaloi një vit para se të shkonte te klubi amerikan DC United.

Derby e konfirmoi transferimin e Rooneyt vitin e kaluar, ndërsa ish-kapiteni i Anglisë iu bashkua klubit anglez në janar zyrtarisht. Ai i ka shënuar tri gola në tetë paraqitjet e tij për Rams në të gjitha garat që nga atëherë. /Gazeta Express/