Sport

Ronaldo – Zidane, prishen raportet? (Video)

Duket se kanë filluar të ftohen marrëdhëniet mes Zinedine Zidane e Cristiano Ronaldo.

Yllit të Real Madridit, Cristiano Ronaldos, nuk i ka pëlqyer aspak zëvendësimi ndaj Las Palmas. Portugezi u largua nga ndeshja në minutën e 72’të dhe duke dal nga fusha, i dëshpëruar nuk e shikoi fare Zidanen dhe mezi ia ofroi dorën francezit.

E përditshmja Marca gjatë ditës së sotme ka bërë një artikull nëse Zizu e Ronaldo po prishin marrëdhëniet mes vete, pasi portugezi nuk dëshiron që asnjëherë të zëvendësohet – aq më pak kur nuk është në dijeni për këtë.

Prishja e marrëdhënieve mes Ronaldos e Zidane, do të ishte një ‘asist’ për Barcelonën e Atletico Madridin, që do të përfitonin shumë nga prishja e qetësisë në kampin e ‘Los Blancos’.

Megjithatë, pas ndeshjes Zinedine Zidane ishte i qetë sa i përket kësaj çështjeje. Ai tha se e zëvendësoi portugezin pasi kishte nevojë që ta pushonte për ndeshjen e së martës ndaj Borussia Dortmundit dhe se gjithçka është në rregull. /Express/