Cristiano Ronaldo ka lavdëruar trajnerin e Portugalisë, Fernando Santos
Ylli i Portugalisë, Cristiano Ronaldo ka lavdëruar trajnerin Fernando Santos, ku ka zbuluar edhe një fjali të portugezit.
Ai tha se Santos u kishte thënë atyre se ata nuk do të kthehen në Lisbonë para datës 11 korrik, një ditë pas finales së Euro 2016.
“Santos ishte personi më i rëndësishëm në Euro 2016. Ai na tha se nuk do të ktheheshim në Lisbonë para datës 11 korrik. Shumë u befasuan, përfshirë këtu edhe mua”, tha Ronaldo.
Santos kishte pasur të drejtë, pasi Potugali mbrëmë e fitoi Kampionatin Evropian, ndërsa sot me 11 korrik janë kthyer në Lisbonë.