Sulmuesi i Real Madrid, portugezi Cristiano Ronaldo, të hënën u shpërblue edhe me një çmin tjetër.
Ai u emërua si lojtari më i mirë portugez për vitin 2017 dhe në konkurrencë mposhti lehtësisht portierin e Sporting, Rui Patricio dhe mesfushorin e Manchester City, Bernardo Silva.
“Jam shumë falënderues për çmimin dhe për të gjithë ata që janë këtu. Është çmim edhe për gjithë kolegët e mi, pasi 2017-ta ishte një vit i rëndësishëm, i paharrueshëm në aspektin individual dhe grupor”, tha Ronaldo.
“Fitova Topin e Artë për të pestën herë dhe kjo është dedikim edhe për katër fëmijët e mi. Një tjetër rekord, tre fëmijë në tre muaj”, bëri shaka CR7.
“Gjithmonë kam besuar dhe kam thënë se jam më i miri, çfarëdo që ata thonë, unë ua demantojë në fushë”, u shpreh Cristiano Ronaldo.
CR7 ka shënuar 42 gola në 46 ndeshje në të gjitha garat në sezonin 2016/17, ndërsa deri më tani në këtë edicion ka 37 gola në 35 ndeshje.
Së fundmi ai shënoi katër gola në fitore 6-3 ndaj Gironas, duke kompletuar kështu hat-trickun e 50-të në karrierë.
Mirëpo, me gjithë këto suksese individuale kryesisht, skuadra e tij Real Madrid, këtë sezon është 15 pikë prapa Barcelonës dhe tani i gjithë fokusi i “Los Blancos” është në Ligën e Kampionëve. /Insporti.com