Ronaldo ka thyer një rekord historik në sfidën ndaj Valencias, të cilën e fitoi Real Madridi 2:1.
Me golin që shënoi kundër Valencias, Cristiano Ronaldo u bë golashënuesi më i mirë në histori të top gjashtë ligave në Evropë me gjithsej 367 gola.
Ronaldo kështu ka kaluar anglezin Jimmy Greaves, i cili kishte shënuar 366 gola në 528 ndeshje.
Portugezi duke mos komentuar asgjë në rrjetet sociale, postoi para pak minutave një fotografi të momentit kur shënon golin, që shkroi historinë. /Express/