Cristiano Ronaldo është shprehur shumë i lumtur pas triumfit në “Euro 2016”.
Portugezi ka postuar një foto të skuadrës në faqet e tij në Facebook dhe Instagram, duke e quajtur ëndrrën tashmë të realizuar.
“Krenar me skuadrën. Krenar për vendin tim”, shkroi Ronaldo, përcjellë “Lajmi.net”.
Sigurisht, fotoja e tij u vërshua menjëherë nga dhjetëra mijëra pëlqime.