Sport

Ronaldo: Ndeshja ndaj Sportingut ishte një paralajmërim

Cristiano Ronaldo ka paralajmëruar bashkëlojtarët e tij të Real Madrid, se ata do të duhet të përmirësohen nga fitorja e tyre ndaj Sporting CP, nëse dëshirojnë të fitojnë grupin.

Goli nga goditja e lirë e Ronaldos kundër klubit të tij të djalërisë barazoi ndeshjen, teksa më vonë goli i Alvaro Moratas ia siguroi fitoren Realit, por kjo nuk i ka pëlqyer aspak portugezit, i cili kërkon më shumë seriozitet.

“Ky ishte një paralajmërim se ne nuk mund të jemi aq të butë, ose ne do të jemi të dominuar”, tha sulmuesi portugez pas ndeshjes.