Sport

Ronaldo merr ftesë për t’iu bashkuar PSG-së

Mbrojtësi Pepe ka thirrur Cristiano Ronaldon që t’i bashkohet atij në Paris Saint-Germain.Kjo derisa sulmuesi i Real Madrid është duke shikuar largimin nga ky klub, shkruan El Transistor.

Ronaldo është aktualisht me Pepe në Kupën e Konfederatave me Portugalinë dhe se mbrojtësi ka diskutuar të ardhmen me klubin me bashkëlojtarin e tij.

Pritet që shpejt Pepe të nënshkruajë me PSG dhe ai ka urdhëruar Ronaldon – që raportohet se është i interesuar për një rikthim në United, që ta ndjek atë në Parc des Princes.