Cristiano Ronaldo mendon se fal punës Zinedine Zidanes Real Madridi shkëlqeu sezonin e kaluar.
Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo e ka lavdëruar trajnerin e Los Blancos, Zinedine Zidanen, i cili mori ekipin gjatë janarit pas shkarkimit të Rafael Benitezit.
Portugezi mendon se fal punës së Zinedine Zidanes Real Madridi shkëlqeu sezonin e kaluar, duke fituar Ligën e Kampionëve.
“Zidane ishte çelësi i suksesit për sezonin tonë. Ai erdhi, na bëri të punojnë shumë, të punojnë mirë. Ai është një profesionist i madh dhe një person i madh”, ka deklaruar Ronaldo.
“Zidane meriton shumë lëvdata dhe jam shumë i lumtur që ai është me ne”, ka theksuar portugezi. /Express/