Sport

Ronaldo: Ky është mbrojtësi që më ka bërë “bajat” futbollin (Foto)

Cristiano Ronaldo ka bërë të ditur se ekziston një mbrojtës me të cilin kishte telashet më të mëdha në fushën e lojës.

Ashley Cole është mbrojtësi më i vështirë me të cilin është takuar Cristiano Ronaldo.

Ylli i Real Madridit ka bërë të ditur se Cole ishte mbrojtësi më i vështirë me të cilin është takuar.

“Me kalimin e viteve kam zhvilluar beteja të mrekullueshme me Ashley Cole”, deklaroi Ronaldo për “Coach Magazine”, përcjell “Lajmi.net”.

“Në kulmin e karrierës së tij, ai ishte i shpejtë dhe shumë i fortë në ndërhyrje. Sa herë takohesha me të, e dija se do të ishte një ndeshje e vështirë”, u shpreh ai.