Sport

Ronaldo: Kjo nuk është kontrata e fundit

Cristiano Ronaldo është shprehur tejet i lumtur pas rinovimit të kontratës me ‘Los Blancos’.

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo, ka rinovuar kontratën me Real Madridin deri në vitin 2021. Ai gjatë ditës së sotme nënshkroi kontratën e re, derisa premtoi se kjo nuk do të jetë e fundit.

“Është një ditë speciale dhe shumë e rëndësishme për mua, ashtu si ditën e parë kur erdha. Kam thënë edhe më parë se ky është klubi më i mirë në botë dhe dua të pensionohem këtu”, tha portugezi, i cili më pas i bëri të gjithë për të buzëqeshur kur tha: “Kjo nuk është kontrata e fundit”. /Express/