Sport

Ronaldo i kërkon Realit ta sjellë sulmuesin e Milanit në Madrid

Mediat spanjolle raportojnë se Cristiano Ronaldo i ka kërkuar Real Madridit të nënshkruajë me sulmuesin e skuadrës italiane, Milan.
Reali besohet se është në treg për një sulmues dhe është lidhur ngushtë me argjentinasin e Interit, Mauro Icardin, edhe pse ky i fundit e ka bërë të qartë se dëshiron të qëndrojë në Inter, transmeton Express.

Tani Diario Gol raporton se Ronaldo i ka kërkuar drejtuesve të skuadrës se e dëshiron bashkatdhetarin e vet, Andre Silva, t’i bashkohet atij në “Santiago Bernabeu”.

Raportohet se Ronaldo nuk e do në Real një sulmues super yll siç është Icardi.

Silva kaloi gjatë verës në Milan nga Porto dhe ka shënuar gjashtë gola në gjashtë ndeshje në Evropa Ligë. /Express/