Cristiano Ronaldo është duke bërë maksimumin që të jetë gati për ndeshjen e parë të Superkupës së Spanjës ndaj Barcelonës në Camp Nou
Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo vazhdon të ruajë formën e tij fizike dhe këtë e tregoi edhe në Superkupën e Evropës ndaj Manchester Unitedit.
Portugezi edhe pse me vetëm tri stërvitje, luajti për 15 minuta ndaj Unitedit.
Por, qëllimi i tij kryesor tashmë është që të përshpejtojë në përgatitje dhe të jetë gati për ndeshjen e parë të Superkupës së Spanjës ndaj Barcelonës, e cila zhvillohet këtë të diel në Camp Nou, shkruan Marca.
Fjalën përfundimtare nëse Ronaldo do të luajë nga fillimi e ka trajneri Zinedine Zidane.
Francezi pavarësisht se ka nevojë për Rnaldon, ai ka treguar se di të jetë i kujdesshëm dhe nuk dëshiron të rrezikojë lojtarët kur ata nuk janë gati 100 për qind. /Express/