Cristiano Ronaldo ka fituar çmimin “Golashënuesi më i mirë” në botë për vitin 2016, duke lënë prapa Lionel Messin.
Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka fituar një tjetër çmim – “Golashënuesi më i mirë” në botë për vitin 2016, pasi e kishte mbyllur vitin me 24 gola ndërkombëtar (11 me Real Madridin dhe 13 me Portugalinë) gjatë gjithë vitit 2016.
Pas tij u radhitën: Lionel Messi me 21 gola, Edinson Cavani dhe Ahmad me nga 16 të tillë.
Ronaldo tani e ka fituar këtë çmim tre herë (2013, 2014 & 2016), duke e lënë prapa Messin, që e ka fituar dy herë.
Ky çmim dhurohet nga IFFHS (instituti ndërkombëtar për statistika dhe histori). Ky çmim për Ronaldon vjen pak ditë pasi u shpall lojtari më i mirë në botë për vitin 2017 nga FIFA. /Gazeta Express/
Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/sport/ronaldo-fiton-nje-tjeter-cmim-e-le-prapa-messin-457016/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright