Sport

Ronaldo fitoi ‘Këpucën e Argjendtë’ në Euro 2016 – ia dhuroi bashkëlojtarit të tij (Foto)

Cristiano Ronaldo ka fituar Këpucën e Argjendtë në Euro 2016, si golashënuesi i dytë më i mirë pas Antoine Griezmann.

Tre gola sa Ronaldo kishin shënuar edhe Payet, Giroud, Bale e Nani, por portugezi kishte edhe tri asistime – që i ndihmuan ta fitojë këtë çmim individual.

Por, gjithnjë sipas mediave spanjolle e portugeze, çmimi që fitoi Cristiano Ronaldo, Këpucën e Argjendtë, ia dhuroi bashkëlojtarit të tij që po ashtu ishte një nga kontribuesit më të mëdha të Portugalisë në këtë rrugëtim në Euro 2016, Nanit. /Express/