Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka thënë se Cristiano Ronaldo është nga një tjetër planet
Zinedine Zidane ka lavdëruar tre liderët e Real Madridit, kapitenin Sergio Ramos dhe dy sulmuesit Cristiano Ronaldo e Karim Benzema.
Francezi insiston se Ronaldo është nga një tjetër planet.
“Ramos është lider, Cristiano është nga një tjetër planet dhe Benzema është talent i pastër”, ka thënë Zidane për beIN Sports.
Ronalo këtë sezon është favorit për ta fituar Topin e Artë të pestë në karrierë, duke u barazuar kështu me Leo Messin. /Express/