Ronaldo ka marrë 43.16 % të votave në garën për “The Best”, duke lënë prapa Messin me 19.25 për qind.
Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, e ka fituar për herë të dytë më radhë çmimin “The Best” për lojtarin më të mirë në botë, që kur FIFA u nda nga France Football, e cila e vetme do të dhurojë “Topin e Artë” në dhjetor, raporton Gazeta Express.
Sezoni i fundit i Cristiano Ronaldos është vlerësuar lartë nga kapitenët dhe trajnerët e Kombëtarëve të futbollit, të cilët e votuan atë si më të mirin për vitin 2017, çmim që u nda nga FIFA.
Ronaldo mori 43.16 % të votave, duke lënë prapa Lionel Messin me 19.25 për qind të votave. Ndërsa Neymar ka arritur të marrë vetëm 6.97 për qind të votave, duke u renditur si i treti.
Ronaldo është favorit për ta fituar edhe “Topin e Artë”, që do të ndahet nga “France Football” në dhjetor të këtij viti. /Gazeta Express/