Televizioni portugez SIC shkruan se futbollisti i njohur Cristiano Ronaldo të enjten është bërë baba i binjakëve.
Pothuajse shtatë vjet pas lindjes së djalit të tij, Cristiano Ronaldo Junior, futbollisti i Real Madridit dhe reprezentuesi i Portugalisë thuhet se është bërë baba i dy fëmijëve binjakë, transmeton Independent.
Djali dhe vajza janë pagëzuar Mateo dhe Eva. Me rëndësi është që të pritet konfirmimi zyrtar i Ronaldos dhe familjes së tij.
Ronaldo, i cili aktualisht është në lidhje me manekinen Georgina Rodriguez, njoftoi në mars se familja e tij do të bëhet më e pasur edhe për dy anëtarë dhe se kjo do të ndodhë shumë shpejt, transmeton KosovaPress.