Cristiano Ronaldo e ka arritur shifrën mbresëlënëse prej 550 golave në karrierë në nivel klubi, pas tregolëshit që e realizoi në fitoren e thellë të Real Madridit ndaj Real Sociedadit të shtunën mbrëma.
Superylli portugez shënoi në minutat 27, 37 dhe 80 në fitoren 5-2 të Real Madridit në kuadër të javës së 24-të të La Ligës spanjolle, raporton Express.
Pas këtij het-triku, Ronaldo tani ka plot 550 gola në 745 paraqitje në karrierën e tij për tri klube të ndryshe. Nga totali i 550 golave, 5 i ka shënuar për Sportingun, 118 për Manchester Unitedit dhe 427 për Real Madridin.
Cristiano Ronaldo scores the 550th goal of his club career (745th app)
5 Sporting
118 Man Utd
427 Real Madrid pic.twitter.com/tYDUSvdXcm— Sky Sports Statto (@SkySportsStatto) February 10, 2018
Por, prit se ka ende; pesë herë fituesi i Topit të Artë nuk ka realizuar çfarëdo het-triku sonte. Ai arriti një het-trik të përkryer duke shënuar golin e parë me këmbë të djathtë, të dytin me kokë dhe të tretin me këmbë të majtë, duke u bërë lojtari i parë në La Liga që e arrin një het-trik të tillë këtë sezon.
Në të njëjtën kohë, ky ishte het-triku i 43-të i Ronaldos për Real Madridin. /Express/
3 – Cristiano Ronaldo is the first player to score a perfect hat-trick in La Liga this season (right foot, left foot and head). Machine. pic.twitter.com/OPU0bdQ8OR
— OptaJose (@OptaJose) February 10, 2018