Cristiano Ronaldo ka thënë se viti i fundit është më i miri në karrierën e tij të deritashme.
Ai fitoi Ligën e Kampionëve me Real Madridin e më pas “Euro 2016” me Portugalinë.
Andaj, Ronaldo thotë se ngjarjet e muajve të fundit e kanë bërë vitin 2016 më të mirin për të.
“Ky sezon ka qenë më i miri në jetën time. Kam fituar titujt më të rëndësishëm me ekipin dhe Kombëtaren, për këtë arsye është i veqantë”, u shpreh ai për mediat spanjolle.
Pikërisht titujt e fituar dhe paraqitjet e tij në dy garat më të rëndësishme, kanë bërë që Ronaldo të shndërrohet në favorit për “Topin e Artë”.
Por, ai ka insistuar se çmimi i futbollistit më të mirë të vitit në botë nuk është brengë e madhe për të.
“Çmimet individuale nuk janë gjithçka”, theksoi Ronaldo. Ai është aktualisht i lënduar pas ndërhyrjes nga Dimitri Payet në finalen kundër Francës në “Euro 2016”.