Barcelona për më pak se një javë dy herë kremtoi në El Clasico dhe atë me rezultate të njëjta, 3:2. Derisa ndeshja e parë ishte kampionale në Madrid, ndeshja tjetër ishte miqësore dhe u zhvillua në Bejrut.
Fitoren e parë Barcelonës ia siguroi Messi, ndërsa për fitoren e dytë u përkujdes me asistimet e tij mjeshtërore braziliani Ronaldinjo. Ai me pasime të shkëlqyeshme krijoi mundësinë për shënimin e tre golave për ekipin e tij, prej të cilëve dy i shënoi Giuly dhe një Simao.
Kjo ishte hera e parë që braziliani veshi fanellën e Barcelonës që nga viti 2008, kur ishte larguar drejt Milan dhe definitivisht e meritoi për shkak të asistimeve “hat-trick” në mënyrën që vetëm ai di, transmeton KosovaPress.
Kur para përfundimit të takimit u zëvendësua, në terren hyrën fansa të shumtë të tij dhe Ronaldinho nën përcjelljen e forcave të ushtrisë u përcoll jashtë terrenit.
Për Barcelonën luajtën edhe Giuly, Simao, Zambrotta, Coco, Abidal, Davids, derisa për Realin luajtën edhe ish-yjet e tij të dikurshëm Roberto Carlos, Morientes, Karembeu dhe Savio. Golat për Realin i shënuan Fernando Sanz dhe Javi Guerrero.