Pablo Zabaleta ka arritur marrëveshje me Romën
Pablo Zabaleta pritet t’i thotë lamtumirë Mancheste Cityt pas tetë viteve të kaluara në Etihad.
Argjentinasi karrierën pritet ta vazhdoj në Serie A, përkatësisht te Roma. Sipas Emanuele Giulianelli, Zabaleta ka arritur marrëveshje me drejtuesit e Romës.
Ai thuhet se do t’i nënshtrohet testeve mjekësore para se të nënshkruaj me skuadrën nga kryeqyteti i Italisë.
31 vjeçari ishte transferuar në Manchester City nga Espanyol në verën e vitit 2008.
