AS Roma e ka fituar kryederbin italian të kësaj fundjave, duke mposhtur Juventusin, me rezultat 3-1, të dielën mbrëma në ‘Olimpico’ të Romës.
Përballja e dy skuadrave që kryesojnë tabelën, ka dhënë një ndeshje mjaft të mirë, më shumë aksion, raste dhe katër gola të shënuara, transmeton KosovaPress.De Rossi (25’), El Sharaway (56’) dhe Nainngolan (65’) shënuan për romanët, derisa për ‘Zonjën e Vjetër’, golin e vetëm e realizoi Lemina (21’).
Juve mbetet në krye të tabelës me 85 pikë, dhe në sfidën e radhës pritet që edhe matematikisht ta festojë titullin, kurse Roma ka katër pikë më pak dhe është e dyta. /KosovaPress/