Skuadra e futbollit Roma njoftoi sot se ka transferuar për katër vjet mbrojtësin qendror meksikan Hector Moreno, i cili ka luajtur deri tani me ekipin holandez PSV Eindhoven.
29-vjeçari Moreno është aktivizuar 79 herë me Meksikën. I ardhur në Evropë në 2008, ai ka luajtur me AZ Alkmaar, me spanjollët e Espanyol e më pas kaloi në PSV.
Klubi nuk ka zbuluar detajet financiare të kontratës, por mediat italiane shkruajnë se bëhet fjalë për 6 milionë euro.