Skuadra e Romës duket se është e gatshme të heq dorë nga sulmuesi i Bosnjës, Edin Dzeko.
Skuadra nga kryeqyteti i Italisë mund ta lirojnë lojtarin në fund të këtij sezoni, por ata kërkojnë 20 milionë euro për të.
Skuadra e cila është favorite për të nënshkruar me super sulmuesin e Serie A, është ajo e West Ham United.
Interesim për gjigantin boshnjak ka ardhur edhe nga rivalët e Serie A, Inter, të cilët po mendojnë ta zëvendësojnë Icardin.
‘Sky Sport Italy’ shkruan se Roma do të konsiderojë ofertat për Dzeko, por kërkojnë dyfishin e asaj që skuadra e West Ham po ofron.
Kujtojmë se Edin Dzeko ka luajtur edhe më herët në Premierligë, kur aktivizohej me skuadrën e Manchester City. /Lajmi.net/