Roma ka fituar derbin ndaj Interit, pasi e mposhti 2:1 në ‘Olimpico’.
Roma është treguar më e fortë se Interi në ndeshjen e vlefshme për xhiron e shtatë në Serie A. Romakët morën tre pikë në derbin që u zhvillua në ‘Olimpico’, e cila përfundoi 2:1.
Të parët në epërsi kaluan romakët përmes Edin Dzekos. Ky rezultat mbeti deri në minutën e 72’të, kur Ever Banega shënoi për 1:1.
Por, pak minuta më vonë, Konstantinos Manolas shënoi për 2:1, që doli të ishte rezultati përfundimtar i ndeshjes.