Sport

Roma afër transferimit të mbrojtësit austriak

Roma është duke kërkuar ta përforcojë skuadrën në repartin e mbrojtjes.Pas largimit të Antoni Rudiger në drejtim të Chelseat, “Giallorosët” ende nuk kanë gjetur një zëvendësues të tij.Emri i ri në listën e Romës është mbrojtësi austriak Aleksandar Dragovic.

Reprezentuesi austriak është pjesë e Bayer Leverkusen dhe ka pasur paraqitje të mirë edicionin e fundit në Bundesliga.“Është e vërtetë, jemi në kontakte me Romën por të shohim se çfarë do të ndodhë”, ka deklaruar shkurtimisht agjenti i lojtarit.

Sipas mediave italiane Roma është e gatshme të shpenzojë rreth 15 milionë euro për lojtarin.